Mbreti Charles shkon në xhami me çorape të grisura

Mbreti Charles dhe Camilla vizituan të mërkurën një xhami historike në Brick Lane, në lindje të kryeqytetit britanik të Londrës.

Gjatë vizitës teksa respektoi ritualin fetar për të hequr këpucët, një detaj në veshjen e mbretit Charles ra në sy dhe u bë menjëherë viral në rrjet.

Marketing

Charles u pa me çorape të grisura. Vrima e vogël në çorapet e zeza në këmbën e tij të djathtë ishte e dukshme dhe u vu re menjëherë.

Mbreti dhe Mbretëresha u përshëndetën nga turma të mëdha teksa zbrisnin në Brick Lane. Më shumë se një mijë dashamirës u rreshtuan në rrugë ndërsa çifti ndoqi një grup kërcimtarësh që shpërndanin petale lulesh në rrugën e tyre.

Ndërkohë ky detaj është komentuar edhe nga shtetasit britanikë.

 “Mbreti Charles është njëri prej nesh! Shumica prej nesh kanë të paktën një palë çorape të grisuara “-ishte një nga komentet e shumta që shoqëronin fotot të cilat u bënë virale.

 

Tashmë është e ditur që Mbreti është shumë kursimtar për sa i përket veshjeve. Ai është fotografuar edhe në të kaluarën me rroba të dëmtuara nga konsumimi i tepërt.