Mbrojeni veten nga dielli, përbërësit natyral që do t’ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme

Preparatet natyrale që mund t’i kërkoni në natyrë dhe t’i bëni vetë, janë po aq efektivë, dhe përparësia më e madhe është mungesa e përbërësve toksikë. Produktet natyrale për mbrojtjen e lëkurës rekomandohen veçanërisht për njerëzit me lëkurë të ndjeshme dhe ata që janë të prirur ndaj alergjive.

Marketing

Çaji jeshil

Mund të përdorni çaj jeshil në vend të kremit standard të diellit. Merrni dy lugë çaji të thatë në 500 mililitra ujë të vluar, lëreni të ftohet dhe aplikojeni në trup me një top pambuku.

Krem me dyll blete

Përgatitni gjysmë filxhani vaj bajame ose ulliri, 50 mililitra vaj kokosi dhe dyll blete të shkrirë, dy lugë oksid zinku dhe gjalpë, vaj esencial sipas dëshirës tuaj. Shkrini vajrat, gjalpin dhe dyllin në zjarr të ulët. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak, më pas shtoni oksid zinku në përzierjen e ftohtë. Përziejini derisa të përftoni një masë.

Domate

Sa më e kuqe të jetë domatja, aq më shumë likopen përmban. Ky përbërës i çmuar absorbohet më lehtë kur domatet janë gatuar, ndaj rekomandohet konsumimi i salcës, supës dhe puresë së domates një ditë para se të shkoni në plazh. Gjithashtu, domatet reduktojnë skuqjen pas banjove të diellit.

Marketing