Mbrojtësi rezulton pozitiv, Interi pushtohet nga makthi i Covid-19

Korona Virus ve Dünya Futbol Ligleri Logoları - Kreatif Stok (İllüstrasyon: Ekin SAATCİ)

Makthi i koronavirusit kthehet në “Appiano Gentile”. Kësaj here është Danilo
D’Ambrosio, i cili doli pozitiv në testin e fundit të tamponit, të kryer dje. Mbrojtësi
kishte ndjerë një shqetësim pak përpara ndeshjes Torino-Inter, duke ndezur zilen e
alarmit dhe të gjitha procedurat e protokollit shëndetësor, me testin që dha
rezultatin e padëshiruar.
Lojtari është në izolim, si dhe pjesa tjetër e ekipit, që do të duhet t’i nënshtrohet një
raundi tjetër testimesh për të konstatuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore.
Conte shpreson të mos ketë pozitivë të tjerë në një nga momentet vendimtare të
kampionatit.

Marketing

Për të njoftuar pozitivitetin e D’Ambrosio ndaj koronavirusit, klubi zikaltër bëri
njoftim zyrtar: “FC Internazionale Milano njofton se Danilo D’Ambrosio doli pozitiv
për Covid-19 pas testit të kryer dje. Mbrojtësi është tashmë në karantinë në shtëpinë
e tij. Grupi zikaltër tani do të ndjekë procedurat e përcaktuara në protokollin
sanitar”.
32-vjeçari nga Napoli deri më tani ka shënuar 3 gola në kampionat, shpesh duke
qenë vendimtar për fatin e Interit si zëvendësues. Golat e tij ishin në fakt thelbësorë
në ndeshjet kundër Fiorentina, Genoa dhe Cagliari, gjatë sezonit të mirë 2020-2021.
Sidoqoftë, koha e tij e aktivizimit gjatë sezonit është padyshim e kuzuar, për shkak
të dëmtimeve dhe mbi të gjitha zgjedhjeve teknike. Ndeshja e fundit si titullar
daton në nëntor 2020, kundër Torinos.

Marketing