Pala mbrojtëse në rastin “Almiri” do ta ankimojë vendimin e Gjykatës së Kumanovës për herë të dytë në Gjykatën e Apelit, pasi që përsëri nuk është e kënaqur me vendimin e shkallës së parë, njofton Portalb.mk.
Avokati Asmir Alispahiç çër Portalb.mk, shpjegon se nëse nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit, drejtësinë do ta kërkojnë në Gjykatën Supreme, ndërkaq nëse edhe prej tyre nuk janë të kënaqur, atëherë do të shkojnë në Strasburg.
“Vendimin do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit, ne kemi të drejtë që të kërkojmë që Gjykata e Apelit të bëjë kushtimisht thënë, gjykim, pra shqyrtim publik të lëndës dhe të marrë vendim në bazë të dëshmive që do të nxirren në seancë publike. Nëse nuk do të ndahemi të kënaqur nga Apeli, atëherë vendimin do ta ankimojmë në Gjykatën Supreme, ndërkaq nëse edhe Supremja nuk sjellë vendim të drejtë, atëherë gjithsesi do të shkojmë në Gjykatën e Strasburgut”, thotë Spahiç.