Në shkresën e tij, avokati ka thënë se tetë dëshmitarët janë të moshës së shtyrë dhe me shkallë të ndryshme shëndetësore, për çka kanë vlerësuar se marrja e dëshmisë së tyre sa më parë është e tejet e rëndësishme.
Mbrojtja thekson se kanë hubur dy dëshmitarë të mundshëm për shkak se ndërruan jetë, Madeline Albright dhe Richard Holbrooke.
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga nëntori i vitit 2020 është duke qëndruar në paraburgim si i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.