Sektori civil është i pakënaqur se si respektohen tarifat e reja për përmbaruesit, të miratuara në fillim të këtij viti nga Ministria e Drejtësisë. Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës së Organizatë Sindikale thotë se miratimi i Ligjit të ri për ndryshimin e tarifave të përmbaruesve aspak nuk respektohet nga përmbaruesit të cilët edhe më tej për borxhe të vjetra që nga viti 2001 u bllokojnë llogaritë dhe detyrohen të paguajnë disa fish më shumë nga borxhi bazë që kanë pasur ndaj ndonjë kompanie për ndonjë shërbim të caktuar, shkruan gazeta KOHA.
“Një qytetar për borxh të vitit 2001 ndaj një operatori telefonik, edhe pse gojarisht janë marrë vesh se borxhliu borxhin në vlerë prej 9700 denarëve së bashku me shpenzimet e përmbaruesit në vitit 2013, ka paguar borxhin total në llogarinë e përmbaruesit Andreja Buneski, qytetarit 3 muaj më parë operatori i telefonisë celulare përmes celularit e njofton borxhliun se ende ka borxh ndaj telefonisë celulare. Qytetari përmes emailit u dërgon të gjitha fletëpagesat se borxhin ndaj tyre e ka shlyer që në vitin 2013. Nga operatori celular përgjigjen se të gjithë fletë pagesat janë në rregull se ai sipas këtyre dëshmive nuk ka asnjë borxh nda kompanisë celulare, mirëpo përmbaruesi deri më sot nuk ka paguar asnjë denarë deri më sot në llogarinë e telefonisë celulare”. thotë Petreski, kryetar i Konfederatës së Organizatës Sindikale.
Raste të këtilla ka shumë thotë ai, ku qytetarët detyrohen të paguajnë për borxhe të vjetar gati 20 vite dhe at dhjetëfish më shumë se borxhi bazë pa qenë aspak informuar qytetari ka urdhër për pagesë të detyruar dhe më e keqja është se nuk ekzistojnë mekanizma juridikë për t’i mbrojtur qytetarët. “Nuk ka asnjë efekt miratimi i i ligjit për tarifat e reja të përmbaruesve, jo që janë zvogëluar por edhe më tej po i zhvatin qytetarët pa qenë aspak të informuar se kanë borxhe të mbetura ndaj ndonjë kompanie. “Kërkesa jonë ishte të ngrihen të gjitha vendimet për përmbarim derisa të miratohet një ligj i ri për përmbarim, i cili në formë precize do t’i definojë kushtet dhe mjetet plotësuese që do të duhet të paguajnë qytetarët krahas borxhit bazë. Jo vetëm që kemi ulje të tarifave për përmbaruesit, por ata edhe më tej vazhdojnë t’i vjedhin qytetarët për borxhe të mbetura që kanën vlerë 1000 denarë, ndërsa përmbaruesit më dhunë i detyrojnë të paguajnë shuma më të lartë gjegjësisht 30.000 denarë për 1000 denarë borxh të mbetur”, thotë Petreski.
Njëherazi Petreski paralajmëron organizimin e një proteste masive kundër Qeverisë së kryeministrit Zaev i cili jo vetëm që po mbron qytetarët nga vjedhjet institucione që u bëjnë përmbaruesit qytetarëve, por aspak nuk merr masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë ligjet.
“Gjithsesi kërkojmë të bëhet një revizion i detajuar i punës së përmbaruesve, noterëve dhe gjithsesi dhe avokatëve, sepse ne kemi rast nga anëtarët tanë që protestojnë ku një borxh prej vetëm një mijë denarësh për disa vite në bazë të kamatës mbi kamatë, përmbaruesi, qytetarit të caktuar i ka marrë nga llogaria rreth 30 mijë denarë apo 500 euro”, thotë Petreski. Duke pasur parasysh këto rrethana thotë Petreski është e domosdoshme të këtë një kontroll revizioni këto 10 vitet e fundit për përmbaruesit të cilët duke i vjedhur parat e qytetarëve janë njerëzit më ë pasur në Maqedoni, sa që vetëm 10 përmbarues brenda 5 viteve kanë realizuar fitime mbi 10 milion euro.
“Që të mund të mbrohen qytetarët nga zhvatjet që u bëjnë përmbaruesit, është më se e domosdoshme të vendoset një mekanizëm institucional që do të jetë funksional dhe të ketë mekanizma ligjor, të cilët do të jenë të realizuara edhe në pikëpamjen praktike. Për fat të keq jo vetëm që qytetarët po mbrohen nga përvojat e hidhura që i kishim në të kaluarën, qytetarët edhe më ligjin e ri të përmbarimit edhe më tej do janë viktima të përmbaruesve”, thotë Marjan Petreski kryetar i Konfederatës së Organizatës Sindikale.
Edhe Ana Gligorova nga shoqata qytetare “Njeriu mbi profitet” shprehet se me tarfiën e re për përmbarim Qeveria aktuale u lavdërua shumë se do të ul harxhimet administrative të përmbaruesve dhe at se përmbaruesit nuk guxojnë të kërkojnë nga borxhlinjtë më shumë se 20 për qind nga vlera totale e borxhit.
“Tarifa e re parasheh ashtu që qytetarët për borxh prej 1000 denarëve, më shumë që mund të paguajnë është 1200 denarë. Por realiteti është ndryshe, përmbaruesit aspak nuk duan t’ia dinë se çfarë parasheh ligji, sepse edhe më tej ata i detyrojnë të paguajnë dhjetë herë më shumë se sa është borxhi i mbetur prej 100 denarëve. Asgjë konkrete nuk po ndodhë. Jo vetëm që përmbaruesit nuk i zvogëlojnë tarifat në pajtim me tarifat e reja të miratuara në janar të këtij vit, por të njëjtit vazhdojnë me avazin e vjetër – kushtimisht thënë që ende kemi një tarifë fajdexhinjësh nga përmbaruesit”, thotë Ana Gligorova nga organizata qytetare “Njeriu mbi profitet”.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti, përkatësisht deri në fund të qershorit, me vendim të përmbaruesve, janë bllokuar llogaritë e më shumë se 76 mijë qytetarëve të Maqedonisë dhe 36 mijë kompanive. Përmbaruesit brenda vitit në formë të borxhit të papaguar të faturave komunaleve dhe kësteve të papaguara për kredi, kanë tërhequr rreth 100 milionë euro në vit. (koha.mk)