Kërkesë kryesore e protestuesve është përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar.
Ministria e Brendshme e Serbisë vlerësoi se 107.000 njerëz po marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd.
Deri më tani nuk ka pasur incidente të mëdha apo shkelje të rendit publik, thuhet në njoftim.
Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se është i bindur se do ta përballojnë presionin e sotëm dhe se do ta ruajnë paqen dhe stabilitetin./RadioEvropaeLirë