Mbyllen Lojërat Olimpike në Tokio/ Franca merr flamurin për Olimpiadën e vitit 2024

Lojërat Olimpike Tokio 2020 u mbyllën me një ceremoni të jashtëzakonshme, ndërsa flamuri olimpik u dorëzua në duart e përfaqësuesve të Francës, ku do të mbahet Olimpiada e vitit 2024.

Marketing

Përpara sportistëve nga të gjitha kontinentit, presidenti i Komitetit Olimpik, Tomas Bah dërgoi mesazhe për paqe dhe solidaritet.

Flamujt e shteteve pjesëmarrëse u futën në stadium nga sportistët më të dalluar dhe të përzgjedhur nga federatat.

Pjesa tjetër janë detyruar të largohen nga Japonia 48 orë pas përfundimit të garave të tyre, për shkak të pandemisë. Kosova u rendit ndër tri vendet më të suksesshme në këto lojëra, me dy medalje të arta në xhudo.