Mbyllen pjesët e para të tri ndeshjeve, këto janë rezultatet

15:47 | 5 Maj 2021

Marketing

Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve që janë duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 33-të së Superligës së Kosovës.

Gjilani është në avantazh ndaj rivalit lokal, Dritës (1 – 0), Prishtina gjithashtu në epërsi ndaj Besës (0 – 1), derisa ende nuk ka gola në ndeshjen Feronikeli – Trepça ’89 (0 – 0), shkruan lajmi.net.

Kryendeshja e kësaj jave është duke sjellë lojë mjaftë interesante edhe pse është shënuar vetëm një gol.

Ishte Hajdari që ‘tundi’ portën e Dritës (20′).

Nga ana tjetër, Besnik Krasniqi i ka dhënë epërsinë Prishtinës ndaj Dritës.

Krasniqi u tregua i saktë nga pika e bardhë (18′).

Kurse, në “Rexhep Rexhepi”, ende nuk ka gola edhe pse fitorja është shumë e rëndësishme për dy skuadrat që janë duke garuar për mbijetesë.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse do mbesin këto rezultate./Lajmi.net/