Mbyllen shkollat fillore dhe kopshtet, Greqia shton masat ndaj Kovid

Greqia do të mbyllë shkollat fillore dhe kopshtet ditën e hënë për një periudhë dy javore si një masë në përgjigje të rritjes së rasteve të Covid 19. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Arsimit Niki Kerameus, që tha se kjo masë ka për qëllim kufizimin e lëvizjes së të rriturve që kujdesen për këta fëmijë dhe ëor të mbajtur nën kontroll situatën në spitale.

Marketing

Ndërkohë, mësimi në distancë do të vazhdojë për ciklet më të larta arsimore dhe universitetet.

Greqia vendosi një mbylle të gjerë fundjavën e shkuar dhe kufizoi aktivitetin nga ora 9:00 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Të premten vendi regjistroi 3,038 raste të reja, duke shënuar shifrën e dytë më të lartë të infektimeve ditore që nga nisja e pandemisë.

Marketing