Tashmë kanë përfunduar edhe gjashtë takimet e orës 21:00 në kuadër të rundit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Barcelona me dy gol të shënuar dhe një të pësuar e mposhti skuadrën ruse, Dinamo Kiev dhe fitoi tre pikë të plota si vendase.
Në takimin e dytë, Chelsea vendos fitoren pa problem, pasi me një epërsi prej 3 golave dhe asnjë të pranuar, Lampard mposhtë ekipin e Rennes.
Edhe Dortmundi si Chelsea, e fiton takimin ndaj Club Brugge me rezultat final në 0:3. E në anën tjetër Juventusi nuk kishte mëshirë sot ndaj Ferencaros, pasi ia shënoi plotë 4 gola e pranoi vetëm një.
Leipzigu erdhi me befasi, pasi mposhti Paris SG me rezultat final në 2:1 e po e njëjta gjë ndodhi edhe në takimin ndërmjet Sevillas dhe Krasnodar, ku skuadra spanjolle e përmbysi rezultatin nga 0:2 në 3:2.