Manchester City ka barazuar në udhëtim te Wolverhampton.
Wolverhampton ka ndalur Manchester Cityn në barazim 1:1 në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë.
Willy Boly kaloi vendasit në epërsi me një gol të shënuar me dorë që nuk u vërejt nga gjyqtarët.
Kurse, “Citizens” barazuan rezultatin me golin me kokë nga mbrojtësi Aymeric Laporte.
Man City ishte afër golit të fitores por goditja e Sergio Agueros nga goditja e lirë në minutën e fundit të shtesës, u ndal në transverzale.