Mbyllet një pjesë e aeroportit më të madh të Rusisë

Aeroporti më i madh rus “Sheremetyevo” ka njoftuar se ka mbyllur përkohësisht disa nga terminalet e tij dhe ka ndaluar projektet e reja të investimeve. Aeroporti më i madh rus “Sheremetyevo” ka njoftuar se ka mbyllur përkohësisht disa nga terminalet e tij dhe ka ndaluar projektet e reja të investimeve.

Marketing

Në deklaratën e bërë nga Aeroporti “Sheremetyevo”, thuhet se terminalet E dhe D janë mbyllur përkohësisht për shkak të uljes së trafikut të pasagjerëve si pasojë e sanksioneve.

Duke theksuar se edhe pista e tretë në aeroport ishte e mbyllur, në deklaratë shkruhet: “Masat e marra do të jenë të vlefshme derisa të arrihet një kthim (ndryshim) në vëllimin e trafikut të pasagjerëve”.

Për shkak të sanksioneve, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të mbyllin hapësirën ajrore për avionët rusë dhe Rusia zbatoi një vendim të ngjashëm sanksioni për këto vende.

Disa linja ajrore dhe kompani turistike në Rusi ndaluan fluturimet e tyre ndërkombëtare për shkak të rrezikut të sekuestrimit të avionëve rusë nga kompanitë perëndimore.

Marketing