Mbyllet një qendër fitnesi në Shkup, punonte edhe përkundër ndalesës për punë

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se dje, pas një denoncimi, shërbimet e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup, kanë kryer kontroll në një palestër në Bulevardin “Aradhët partizane”, me çka është konstatuar se palestra ka punuar, ndërsa brenda në objekt është kapur pronari i objektit F.B (35) së bashku me 6 persona.

Marketing

Për ngjarjen është informuar edhe Prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet padi sipas nenit 206 të Kodit Penal, për mos veprim sipas rregullove shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.