Mbyllet pa gola ndeshja me Lituaninë, Shqipëria ka harruar të fitojë

Mbyllet me rezultatin e bardhë ndeshja Lituani-Shqipëri.

Marketing

Edhe pse patën disa shanse të arta me sulmuesin Taulant Seferi dhe me Trashin, kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj lituanezëve.

Sakaq në mesin e pjesës së parë, të besuarve të Rejas u mohua një penallti nga gjyqtari francez Karim Abed.

Në këtë ndeshje debutoi sulmuesi juventin Giacomo Vrioni dhe mesfushori Endri Çekiçi.

Kjo është ndeshja e dytë e Shqipërisë që del barazim, ku para tri ditësh barazoi ndaj Kazakistanit. ndërsa është ndeshja e tretë pa fitore.

Më këtë barazim Shqipëria shkon përkohësisht në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa pritet edhe rezultati i ndeshjes Bjellorusi-Kazakistan.

Ndërsa dy ndeshjet e ardhshme në nëntor, kuqezinjtë luajnë me Kazakistanin dhe me Bjellorusinë në ‘Air Albania” .