Pas një sulmi izraelit, kalimi kufitar Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit u mbyll pjesërisht më herët.
Rafah është i vetmi vendkalim për banorët e Gazës brenda dhe jashtë rripit pasi Izraeli mbylli pikat e tij kufitare.
Që atëherë, kalimi është rihapur vetëm për raste humanitare, raporton BBC.
Një bllokadë nga Egjipti dhe Izraeli ka vendosur prej kohësh kufizime të rënda në lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në Gaza.
‘’Gjysmëhëna e Kuqe” ka dërguar disa ndihma mjekësore në Gaza përmes kalimit Rafah që kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin të shtunën.