Mbyllet procesi i numërimit të votave më Lezhë, 4 mandate Partia Demokratike, 3 mandate PS

Partia Demokratike ka arritur të dalë forcë e parë politike në Qarkun e Lezhës me një numer të konsiderueshëm votash, duke njohur rritje nga zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë pësuar rënie.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në të tre bashkitë e këtij qarku dhe sipas të dhënave zyrtare, Partia Demokratike ka marrë 33,914 vota 47.53%, Partia Socialiste 27,109 vota 37.99% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 7 319 vota 10.26%. Referuar këtyre shifrave, Partia Demokratike ka arritur të marrë 4 mandate deputetesh dhe Partia Socialiste 3 mandate.

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim pësoi rënie të konsiderueshme në këto zgjedhje, duke mos arritur të marrë asnjë mandat deputeti. Ajo çfare u vu re ishte fitorja e demokrateve më mbi 1 mijë vota dhe në Bashkinë e Mirditës në të cilën prej vitit 2009 ishin në minorance, ndërsa mandati i tretë i socialisteve u shpëtua vetëm nga votat në Bashkinë e Lezhës ku pavarësisht fitores së demokrateve rezultati diferenca ishte e ngushte.

Marketing

Procesi i votimit dhe numërimit të votave në qarkun e Lezhës ishte i qetë dhe nuk u regjistruan incidente, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte në masën 44.53%.