Mbyllet protesta e opozitës në Shqipëri, arrestohen disa protestues

Është mbyllur protesta kombëtare e opozitës, e cila nisi në orën 17:30, dhe u mbajt para Kryeministrisë.

Marketing

Disa nga protestuesi e opozitës kanë rrezuar barrierat metalike para Kryeministrisë, pasi pak më parë hodhën flakadanë.

Siç shihet edhe nga pamjet, ata tentuan t’i afrohen kordonit të policisë, dhe po ashtu ata kanë shkulur lulet dhe dheun që ndodhej në vazo, e kanë hedhur drejt efektivëve.

Ndërkaq menjëherë pas largimit të përfaqësuesve të opozitës nga sheshi, policia ka nisur arrestimet e protestuesve problematikë, shkruan Oranews.

Ndërkaq, në protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD, e po ashtu i ’pranishëm’ ishte edhe Sali Berisha, përmes një video-konference.