Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza e Velesit njofton se përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 është marrë informacion për disa automjete të bllokuara në mes dy pikave pagesore në autostradën Veles – Shkup.
MPB njofton se një kamion është përmbysur në rrugën Veles-Shkup, në hyrje të fshatit Katllanovë, ndërsa komunikacioni do të jetë i devijuar në rrugën Veles- Shën Nikollë – Shkup.
Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale u kërkon të gjithë përdoruesve të rrugës që nuk përdorin goma dimërore (edhe pse ky është detyrimi ligjor i tyre nga data 15.11.2023) të pastrojnë rrugën në të cilën udhëtojnë për të mos u bërë pengesë për rrugët tjera. Kjo veçanërisht vlen për qafat dhe rrugët malore për të cilat kemi lëshuar njoftim për ndalimin e qarkullimit për automjetet e rënda.