Me 6 ndeshjet e zhvilluara pasditen e sotme është mbyllur sezoni i rregullt në elitën e futbollit vendor. Shkupi në ndeshjen e fundit mundi Akademia Pandevin në Çair me rezultatin 3:0. Autor të triumfit të Shkupit ishin, Trapanovski që realizoi dy herë dhe golin tjetër e shënoi Abazi.
Pas ndeshjes, Shkupi pranoi trofeun e titullit të Kampionit nga federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke vijuar më pas me festën së bashku me tifozët.
Ndërkohë në ndeshjet tjera, Renova demoloi Borecin me shifra 5:1, Skopje fitoi 4:1 Bregallnicën, Rabotniçki mori triumf ndaj Pelisterit me shifra 2:1, përderisa Struga dhe Shkëndija nuk shkuan më shumë se një barazim 1:1 dhe Tikveshi surprizoi Makedonija Gjorçe Petrovin me fitore 2:1.