Ministria e Infrastrukturës të Kosovës informon se për shkak kryerjes së punëve ndërtimore në autostradën Prishtinë-Shkup, Përkohësisht do të mbyllet rruga rajonale Kaçanik – Hani i Elezit gjegjësisht deri në vendkalimin kufitar Bllacë në kufirin me Maqedoninë.
Rruga përkohësisht do të mbyllet nga 29 marsi (e premte) deri më 2 prill (të martën e ardhshme), dhe kjo do të jetë në periudhë prej orës 8:00 deri në orën 11:00 dhe prej 13:00 deri në orën 15:30.