Mbytet një 14 vjeçar në liqenin e Berovës

Pasditen e sotme një djalë është mbytur në ujërat e liqenit të Berovës.

Marketing

Ekipet e shpëtimit akoma po punojnë për gjetjen e trupit të një 14-vjeçari, i cili u mbyt në ujërat e liqenit, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet zyrtare të rastit.

Ekipet e OVR Berovë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku prej më shumë se një orë po kërkojnë terrenin rreth liqenit të Berovës.

Trupi i të riut po kërkohet ende në ujë dhe në çdo moment pritet të mbërrijë edhe një ekip zhytjeje.