McGregor – Cerrone: Mësohet se kur do të zhvillohet dueli

Është mësuar edhe mbrëmja se kur Conor McGregor do të rikthehet në oktogon.

Marketing

Pas shumë kohësh jashtë oktogonit, McGregor është afër rikthimit për një tjetër mbrëmje spektakolare.
Irlandezi do të ketë përballë tij Donald Cerrone, ku shihet si favorit për të fituar këtë duel të vështirë.

Sipas raportimeve të fundit, rikthimi i McGregor për duelin me Cerrone është vendosur për mbrëmjen e UFC 246.

Ky eveniment do të zë vend më 18 janar, në Las Vegas.
Lajmin për rikthimin e McGregor në këtë mbrëmje e ka zbuluar presidenti i UFC, Dana White.