Ballina Tech & Auto McLaren surprizon në Hungari me të dy pilotët, Norris siguron “pole position”

McLaren surprizon në Hungari me të dy pilotët, Norris siguron “pole position”

Lando Norris me McLaren siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Hungaroring, i vlefshëm për e cmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1. Piloti britanik dha kohën 1’15”227, duke bërë një paraqitje fantastike në pistë. Jo vetëm ai por edhe shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri dha një kohë të mirë, duke u renditur në vendin e dytë.

Marketing

Pra, vija e parë e nisjes në garën e së dielës do të jetë e makinës McLaren, që rikthehet protagoniste. Në vendin e tretë u rendit piloti holandez Max Verstappen me Red Bull, jo shumë pas dy makinave McLaren.

Ai do ta ndajë vijën e dytë të nisjes me spanjollin e Ferrari, Carlos Sainz, që u klasifikua në vendin e katërt.

Në “top-10” më të mirët u renditën edhe Lewis Hamilton (i pesti me Mercedes), Charles Leclerc (i gjashti me Ferrari), Fernando Alonso e Lance Stroll me Aston Martin (vendet 7-8), Daniel Ricciardo e Yuki Tsunoda me RB (vendet 9-10). Provat e sotme zyrtare u zhvilluan në një pistë kryesisht të thatë, por hera-herës kishte edhe rreshje të imta shiu. Protagonist në këto prova edhe dy aksidente, që sollën edhe valëvitjen e flamurit të kuq në dy raste.

Marketing
Exit mobile version