Më 1 dhjetor seanca plenare për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka caktuar seancën plenare me 1 dhjetor për ndryshimet kushtetuese. Kurse me 7 nëntor, do të jetë komisioni për rishqyrtimin e amendamenteve. Para pak minutave në arkivin e Kuvendit, kanë arritur edhe amendamentet e Qeverisë.

Marketing

Ndryshe sot ishte edhe dita e fundit për draft-amendamentet. Çdo amendament tani do të duhet të kalojë në komisione kuvendare. Sipas Rregullores, nga dita e dorëzimit të amendamenteve në Kuvend deri në seancën plenare duhet të kalojnë së paku 30 ditë.

Pas miratimit të amendamenteve të cilët votohen me shumicë të thjeshtë (61), për vendimin përfundimtar sërish do të nevojiten 80 deputetë për të konfirmuar ndryshimin e Kushtetutës. Sipas afateve maksimale, pritet që ndryshimet kushtetuese të miratohen në mesin e muajit janar të vitit 2019.

Marketing