Më 15 janar vazhdon gjykimi për ngjarjet e “27 prillit”

Të amnistuar ose burg shtëpiak, kanë fituar shumë të akuzuarit në proceset gjyqësore për ngjarjet 27 prillit, si në rastet “Perandoria”, dhe “Titanik”. Para vitit të ri nga burgu kanë dalë pesë deputetë, organizatorët dhe nxitës të iniciativës “Për Maqedoni të Përbashkët”.

Marketing

Të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit të cilët dolën nga burgu u amnistuan në pajtim me Ligjin për Amnisti e cila u miratua më 18 dhjetor nga ana e Kuvendit, ndërsa të akuzuarit për rastet “Perandoria” dhe “Titanik”, në mesin e të cilëve janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski, me propozim të PSP-së iu është caktuar masa e burgut shtëpiak.

Deri më tani sipas Ligjit për Amnisti janë liruar 15 persona të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, ky numër nuk është përfundimtar sepse, ato që kanë marrë përgjigje negative për amnisti kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit.

Pas miratimit të Ligjit për amnisti u dërguan 66 kërkesa për amnisti nga të cilët mbi 30-të kanë të bëjnë me ngjarjet e 27 prillit.

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit do të vazhdojë më 15 janar dhe drejtësinë para gjykatës do ta kërkojnë Igor Durllovski, Mirko Çavkov, Jane Çento dhe Igor Jug të cilët nuk kanë kërkuar amnisti.