Më 20 dhjetor Kuvendi i Kosovës dhe i Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët

Në datë 20 Dhjetor, Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët. Takimi do të zhvillohet në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës. Deri më tani nuk dihet axhenda dhe detajet se si do të zhvillohet kjo mbledhje.

Marketing

“Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, gjatë ditës së sotme, do t’ju informojmë për axhendën dhe detajet”, njoftoi Kuvendi i Shqipërisë.

Kujtojmë se dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 Nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

Marketing