Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për së dyti herë sot votoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit zyrtar. Ligji në fjalë u votua me 69 vota pro dhe 1 i përmbajtur.
Ligji në fjalë u votua edhe para 2 javëve, por dekretin e ligjit refuzoi ta nënshkruan Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov duke e konsideruar marrëveshjen si poshtërim për Maqedoninë.
Tani që u votua për herë të dytë, Presidenti Ivanov është i obliguar ta nënshkruan ligjin.