Me afër 11.000 vota Blerim Bexheti, llogaritet si politikani më i suksesshëm i BDI-së

Dega e Sarajit, me këtë rezultat të fuqishëm meriton të përfaqësohet më fuqishëm në Qeveri dhe drejtori republikane

Marketing

Në zgjedhjet e fundit lokale, Blerim Bexheti nga rradhët e BDI-së siguroi mandatin e kryetarit të komunës së Sarajit edhe për 4 vitet e ardhshme diku siguruar një rezultat rekord prej afro 11.000 vota, ndërsa la anash kundërkandidatët e Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, të cilët dy parti mezi siguruan 3000 vota.

Kjo nënkupton se Blerim Bexheti, një politikan i ri që ka prijës liderin e gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin e BDI-së, plot 20 vite është alfa-omega e politikava dhe strategjive të shqiptarëve të këtij shteti.

Blerim Bexheti me këtë rezultat të jashtëzakonshëm, sigurishtë se dega e Sarajit e BDI-së do të shpërblehet me pozita më të rëndësishme në ekzekutivin e shtetit.