Kryediplomati Bujar Osmani vazhdon me projektet që janë në dobi të diasporës sonë. Projekti i radhës vjen si pasojë e lehtësimit të shërbimeve konsullore për qytetarët tonë në Zvicër, konkretisht në Zurich.
“Fillon renovimi dhe përgatitjet e nevojshme për hapjen e një konzullate të re në Zvicër, me seli në Zyrih. Diaspora jonë në Zyrih dhe rrethinë nuk do ketë më nevoj të udhëton nê Bern për shërbime konzullore! Regjistrimi i një numri të madh të diasporës pikërisht në Zyrih ishte një prej arsyeve për marrjen e këtij vendimi. Diasporë e nderuar, vazhdoni të regjistroheni dhe do mundemi t’i bëjmë shërbimet më afër jush. Me fat!”- ka shkruar Osmani në FB.