‘Më besoni ma keni bërë ditën me plot entuziazëm dhe gëzim’ – Taravari falënderon miqtë për urimet për ditëlindje (VIDEO)

Në një ditë të veçantë për Arben Taravarin, me rastin e ditëlindjes, ai nëpërmjet një video mesazhi shprehu ndjenjat e përzemërta të falënderimit për miqtë, shokët, shoqet dhe dashamirët e tij. Me një mesazh plotë entuziazëm, ai falënderon për mijëra urime dhe porosi të pranuara në ditëlindjen e tij.

Marketing

‘Të nderuar miq, shokë, shoqe dhe dashamirë! Sot me rastin e ditëlindjes time kam pranuar me mijëra porosi uratash prej jush. Faleminderit përzemërsisht! Jam munduar shumicës prej jush të ju përgjigjem. E shfrytëzoj rastin të gjithëve juve të ju faleminderohem për këto porosi dhe urata. Më besoni ma keni bërë ditën me plot entuziazëm dhe gëzim. Të fala të gjithëve!’ – citohet në video mesazhin e Arben Taravarit.