Prokuroria Publike ka njoftuar se është shqiptuar paraburgim 30-ditor për gruan, e cila vrau me çekan bashkëshortin jashtë kurore.
Marketing
Bëhet fjalë për 39-vjeçaren nga Reçica e Vogël – Tetovë, e cila më 27 qershor në shtëpinë ku ka banuar e ka privuar nga jeta bashkëshortin e saj jashtë kurore duke e goditur me çekan disa herë në kokë.
“Pas një përplasje paraprake fizike dhe verbale ndërmjet tyre, e dyshuara duke përdorur mjet të fortë – çekan i ka dhënë disa goditje në kokë të dëmtuarit, derisa ai flinte në dyshekun e vendosur në dysheme të dhomës së ditës në hapësirat e bodrumit. Nga lëndimet e shkaktuara, i dëmtuari ka vdekur në vend. E dyshuara, sërish vetë është paraqitur në stacionin policor”, njoftojnë nga Prokuroria