Alexis Mac Allister nuk njihej shumë përpara fillimit të Botërorit Katar 2022, edhe pse luan në Premier League me Brighton. 24-vjeçari nuk e nisi Kupën e Botës si titullar, por e fitoi vendin në formacion dhe nuk e lëshoi më, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në mesfushën e kampionëve të rinj të botës.
Një mesfushor modern që bën gjithçka mirë, ndërkohë që nuk e harron momentin e parë që takoi Leo Messin, idhullin e tij të madh, moment që e kujton në një prononcim për B/R Football.
by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Real Estate Investment in USA Might Be More Profitable Than You Think
US Real Estate Investment Options | Search Ads
“Isha shumë nervoz, po më dridheshin duart. Unë jam një tip shumë i turpshëm, isha realisht nervoz. Por pasi e njeh e kupton se sa i përulur është Leo… Unë luaja me Boca Juniors, kishim mbërritur nga Argjentina për të luajtur një miqësore në Spanjë.
Ai ishte duke darkuar kur mbërritëm ne. Shkova te tavolina e tij dhe e përshëndeta. Duart më dridheshin, po djersija, por ishin momente të mrekullueshme. Ai është idhulli im, futbollisti më i mirë në planet”, kujton Mac Allister.