Me ftesë të Haradinajt, kryeministri malazez po vjen në Kosovë

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq do ta vizitoj Kosovën me 28 maj me ftesë të homologut të tij nga Kosova, Ramush Haradinaj.

Marketing

Përveç takimit dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Markoviq do të ketë mundësi të takohet me zyrtarë tjerë të lartë nga shteti i Kosovës. Po ashtu do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të autostradës “Arben Xhaferi”.

Në dokumentin që ka lëshuar kabineti i Markoviq thuhet se dy kryeministrat do ta shfrytëzojnë këtë takim edhe për të nisur disa tema me interes për Malin e Zi në drejtim të bashkëpunimit me Kosovën, si pozita e bashkësisë nacionale malazeze, përmirësimi i bashkëpunimi në ekonomi dhe forcimi i trafikut infrastrukturor.

Për Malin e Zi besohet se çështja më e rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe me Republikën e Kosovës është statusi i bashkësisë kombëtare malazez.
Vizita e parë historike e zyrtarit më të lartë të Malit të Zi në Kosovë ishte në periudhën shkurt të vitit të kaluar kur Markoviq erdhi në Prishtinë.

Marketing