Më ftohtë në Berovë, 13 centimetra dëborë në Mavrovë

Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, -8 gradë Celsius, ndërsa dy gradë maksimale janë matur në Dojran.

Marketing

Sipas DPHM-së, -7 është në Kriva Pallankë, -4 në Mavrovë dhe Tetovë, -3 në Prilep dhe Pretor, -2 në Shkup – Zajçev Rid, Lazaropole, Manastir, Shtip, Dibër dhe Kumanovë, -1 në Shkup – Petrovec dhe Ohër dhe 0 gradë në Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Strumicë.

Lartësia e shtresës së dëborës është 13 centimetra në Mavrovë, nëntë në Krushevë, shtatë në Kodrën e Diellit, tre në Pozharane dhe dy në Gjurishte.

DPHM informon edhe se moti gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët veriore deri në mesatare. Paradite në shumë vende do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirë të dukshme të ulët. Temperatura maksimale do të jetë prej tre deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë me mjegull, ndërsa pasdite me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temepratura maksimale do të arrijë gjashtë gradë Celsius.

Marketing