Më ftohtë në Mavrovë – 2, më ngrohtë në Dojran dhe Gjevgjeli 8 gradë

Në mëngjesin e sotëm në vend më ftohtë ka qenë në Mavrovë, Llazaropole dhe Krushevë ku janë matur – 2 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Dojran dhe Gjevgjeli janë matur 8 gradë Celsius.

Marketing

Për sot sinoptikët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme në pjesët perëndimore dhe jugore me periudha të diellit. Në pjesët veriore dhe verilindore kryesisht në zonat malore dhe në vendet më të larta do të ketë kushte për dëborë të dobët.

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në juglindje, erë e përforcuar e përkohshme veriperëndimore. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 5 deri 13 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri 11 gradë Celsius.