“Me kë po tallesh?”, Putin kritika të forta ministrit: Je shumë vonë me kontratat

Rusia ka lajmëruar për një pushtim të plotë të Soledarit n Ukrainë, i cili kohët e fundit ka qenë një nga qytetet më të sulmuara.

Marketing

Mendohet se fitorja e parë Putin ka ardhur pasi ushtarët rus janë kamufluar si ushtar ukrainës . Ministria e Mbrojtjes në Rusi e ka cilësuar pushtim e këtij territori si çlirim dhe hap shume të rëndësishëm.

Në katër rajone të ndryshme të Ukrainës bombardimet Ruse kërkojnë të provojnë se Putin ka marrë drejtimin e operacionit special ushtarak. Pavarësisht se në ndodhinë e fundit të krijuar nga presidenti rus tregon me kritika të forta publike ndaj Ministrit të Mbrojtjes në Rusi.
“Po vonohen shumë! Tmerrësisht shumë. A i kuptoni rrethanat në të cilat ne gjendemi? Thoni se gjithçka është gati, por nuk keni asnjë kontratë. Prandaj po të them se këtë do ta diskutojmë pas mbledhjes. Drejtorët më thanë se nuk keni asnjë kontratë me sipërmarrjet. Me kë po tallesh?”-pyeti Putin. Ministri është përpjekur të justifikojë vonesën në dorëzimin e helikopterëve dhe dronëve.

“Ukraina është bërë De facto një vend anëtar i aleancës së NATO-s” është shprehur ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov. Ai e arsyetoi këtë me ndryshimin e qasjes së perëndimit lidhur me ndihmat ushtarake, ndërsa prezantoi dhe pritshmëritë që Kievi të marrë tanke dhe avionë luftarakë, përpara përplasjes së madhe të pranverës me Rusinë.
Pohimi që Ukraina është një anëtare e vërtetë e NATO-s, vjen pasi disa zyrtarë në Moskë thanë se ushtria ruse në të vërtetë po lufton Aleancën e Atlantikut të Veriut në Ukrainë, për shkak të sasive të mëdha të armëve të furnizuara për Kievin.

Marketing