Me kërkesë të Komunës së Sarajit dy aeroplanë vihen në aksion për shuarjen e zjarrit në Lubin

www.richard-seaman.com

Është lokalizuar 70 për qind e zjarrit në fshatin Lubin të Shkupit, që shpërtheu në drejtim të fshatit Rashçe në komunën e Sarajit, ndërsa në shuarjen e tij është kyçur edhe një aeroplan i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Marketing

Me kërkesë të Komunës së Sarajit, dy hidroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim rreth orës 17 kanë fluturuar mbi zonën e përfshirë nga zjarri, në përpjekje për ta shuar atë pa rënë nata.

Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e madhe e barit të thatë dhe pyjeve të pishës.

“Ku kanë hyrë ekipet zjarrfikëse, në disa vende dukej e pamundur, zjarri po intensifikohej dhe ai është lokalizuar. Edhe një pjesë mbetet e paqasshme për ne, ndërsa te i cili është përfshirë edhe një aeroplan i DMSH e cila tashmë intervenon”, deklaroi Vladimir Simonovski komandant i Njësitit zjarrfikës të qytetit të Shkupit.

Pas shpërthimit të zjarrit në terren intervenojnë pesë automjete dhe 25 zjarrfikës nga Njësiti zjarrfikës i qytetit të Shkupit.

Prej atje apelojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm kur janë në sipërfaqe të hapura.
Në Shkup edhe dje ka pasur zjarr, në rajonin e pyjeve në lagjen Pintia, ku u përfshi një sipërfaqe e madhe e pyjeve të përziera.