Me kërkesë të ministrit, formohet komision për mbikëqyrje profesionale në lidhje me rastin e lehonës

Pas inspektimit të jashtëzakonshëm të ISHSSH-së, sot me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, është formuar komisioni për mbikëqyrje profesionale në lidhje me rastin e lehonës B.M nga Shkupi.

Marketing

Komisioni për mbikëqyrje profesionale, i përbërë nga dy gjinekologë, një psikiatër, një psikolog klinik dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, ka për detyrë të mbikëqyrë punën profesionale në ISHP Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në lidhje me trajtimin mjekësor të gruas në lindje.
Pas pranimit të raportit nga mbikëqyrja e ekspertëve, opinioni do të njoftohet për gjendjen e konstatuar.

Gjithashtu, do të merren masa adekuate në përputhje me raportin e ISHSSH-së.