Me këtë datë publikohet dueti mes Engjëllusha Salihut dhe Afrim Muçiqit

Dy emra shumë të dashur për publikun po sjellin duet.

Marketing

Engjëllusha Salihu dhe Afrim Muçiqi po vijnë me bashkëpunim, ndërsa për fansat kanë zbuluar datën e publikimit të tij.

“Po ta boj hallall”, mban titullin kënga e dy artistëve, të cilën do ta publikojnë të shtunën (23 maj), të shoqëruar edhe me videoklip.

Ishte Engji ajo e cila ndau një fotografi të shkëputur nga klipi me Afrimin, ku edhe njoftoi pët datën e publikmit të këngës.

“Jam shume e lumtur te ju lajmeroj qe kenga “Po ta boj hallall” ne duet me @afrimofficial do te lansohet te shtunen 🙏🏻 @vizionmediaofficial“, ka shkruar ajo.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur Engji dhe Afrimi, të cilët po bashkëpunojnë për herë të parë për një projekt muzikor.

https://www.instagram.com/p/CAc5NjWgK5J/?utm_source=ig_embed