Me ligjin e ri partitë do të marrin 5 milionë euro prej buxhetit shtetëror

Ligji i ri për financimin e partive politike që kaloi dje në Kuvendin e Maqedonisë do t’ju mundësojë partive që të marrin shumë të parave në vlerë prej 2.5 për qind më të larta se e deritashmja, njofton Portalb.

Marketing

“Shuma totale për financim vjetor të partive politike janë në lartësi prej 0.06 për qind nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë”, thuhet në ligj.

Në ligjin e ri, përqindja 0.06 është rritur në 0.15.

Kështu, në bazë të përllogaritjeve, nëse me buxhetin e vitit 2018 i cili ishte 3.4 miliardë euro, për partitë politike kanë shkuar rreth 2 milionë euro. Me ligjin e ri kjo vlerë do të arrijë deri mbi 5 milionë euro.

Marketing