Me mbështetjen financiare të ambasadës gjermane, në spitalin e përgjithshëm në Kërçovë është vendosur objekti modular me 5 dhoma të veçanta që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me pasqyrë të lehtë klinike. Pas vitit të ri do të jetë e gatshme edhe Kovid Qendra e financuar nga Ministria e Shëndetsisë dhe komuna e Kërçovës. Nga Kërçova Shaban Dalipi

Gent Cakaj ka reaguar pasi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Marketing

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka bërë me dije i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme pasi në prag fushate nuk do të angazhohet si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 25 prill.

Teksa ka renditur disa nga arritjet në krye të kësaj ministrie si: përfundimit me sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, Cakaj ka nënvizuar  se angazhimi i Shqipërisë për të forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht.

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time – shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime!