01/07/2024
Ballina Sport “Më mirë mos u kthe”, brigada ruse kërcënon Mirlind Dakun: Nuk ta...

“Më mirë mos u kthe”, brigada ruse kërcënon Mirlind Dakun: Nuk ta falim

Sulmuesi i kombëtares Mirlind Daku u vu në qendër të vëmendjes dhe u kritikua ashpër pas veprimit të tij në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, ku ai ju bashkua korit të tifozëve shqiptarë të cilët po shanin në atë moment Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Marketing

Pas këtij veprimi të Dakut reagoi UEFA e cila e dënoi duke e pezulluar me dy ndeshje, ndërsa edhe klubi rus i Rubin Kazanit deklaroi se do të gjobnbiste futbollistin sapo t’i bashkohej skuadrës.

Ndërkohë që pavarësisht dënimit të UEFA-s, serbët kërkuan një dënim më të ashpër.

Por sëfundmi Daku ëhstë kërcënuar me jetë edhe nga një brigadë ruse.

Brigada ruse e quajtur “Espanola” me anë të një mesazhi në telegram ka paralajmëruar Dakun që bën mirë të mos kthehet në Rusi, ndërsa mbi fytytrëb e lojtarit ka vënë një shënjestër. 

“Siç e dini, lufta në Jugosllavi në vitin 1991 filloi me futbollin. Lufta moderne, e cila po zhvillohet në territorin e ish-Ukrainës si pjesë e Operacionit Special Ushtarak, ishte pa futboll, derisa Espanyola solli sportin tonë të preferuar në Donbass. Tani të gjitha ndeshjet më interesante zhvillohen pranë Chasovo Jaro. Edhe pse nuk ndjekim se çfarë po ndodh në EURO 24, na vijnë disa lajme. Dhjetëra lidhjet tona të yjeve në vijën e parë po funksionojnë siç duhet. Kështu u tronditëm shumë kur dëgjuam se një lojtar i Rubin Kazanit me origjinë shqiptare, që luan në ligën tonë, pati guximin të këndonte me megafon dhe të bënte thirrje për vrasjen e serbëve. Ai ka diçka kundër të gjithë vëllezërve tanë ballkanas… Espanola i drejtohet Dakut. Ne do të jemi të prerë. Më mirë të mos kthehesh në Rusi! Asnjë falje nuk do të ndihmojë këtu. Është shume vonë. Mirupafshim!”, shkruhet në mesazhin për futbollistin shqiptar, publikuar në Telegram.

Vetë Mirlind daku dhe babai i tij kërkuan falje për sjelljen e bërë nga vetë futbolisti pas ndeshjes. Aktualisht Daku është kthyer në Shqipëri bashkë me lojtarët e tjerë të kombëtares, ndërsa nuk dihet nëse ai do të kthehet në Rusi apo do të luajë me ndonjë skuadrë tjetër europiane.