Fushatën për referendumin, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE”, PDSH-ja do ta fillojë sot nga Çairi ku do të mbahet tubim me fillim në orën 19:30, në teatrin e fëmijëve në Çarshinë e vjetër në Shkup.
Të premten, siç citojnë nga partia, në mbledhjen e zgjeruar të Kryesisë Qëndrore me kryetarët e degëve, u zgjodh shtabi zgjedhor , ndërsa gjatë fundjavës u mbajtën edhe mbledhjet në të gjitha degët dhe nëndegët e PDSH-së ku u formuan shtabet e degëve dhe u zgjodhën kryetarët dhe anëtarët e tyre.
Shtabe janë formuar në Likovë, Kumanovë, Haraçinë, Hasanbeg, Butel, Çair, Shuto-Orizare, Veles, Çashkë, Karshiakë, Sopishtë, Saraj, Zhelinë, Tearcë, Tetovë, Bërvenicë, Bogovinë, Negotinë-Vrapçisht, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë,Ohër,Resnjë, Dollnen, Krushevë dhe Manastir.
Prej sot fillon edhe mbajtja e tubimeve si dhe formave të tjera të takimeve me qytetarët, me qëllim rritjen e përkrahjes për referendumin që do të mbahet më 30 Shtator.