Në këtë kohë bllokimi nga pandemia koronavirus, për futbolldashësit ka ardhur një lajm i mirë.
DFL sapo ka konfirmuar se më 16 maj sezoni i Bundesligës do të rifillojë me ndeshjet e mbetura.
Gjithashtu, është publikuar orari edhe për ndeshjet e para që do t’i shohim javën e ardhshme, mes tyre edhe Werderin e Milot Rashicës, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Rashicës do të përballet me Leverkusen të hënën [18 maj], me fillim nga ora 20:30 dhe pa praninë e tifozëve.
Kujtojmë se Werder është në luftë për të mbetur pjesë e Bundesligës, që mban pozitën e parafundit me vetëm 18 pikë.