Rikthimi i Manuel Neuer në fushë është afër. Portieri dhe kapiteni i Bayern Munchen, qëndron jashtë fushave prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur dëmtoi gjurin duke bërë ski gjatë pushimeve pas Botërorit Katar 2022.
37-vjeçari ka punuar fort, është stërvitur shumë mirë dhe ka marrë miratimin e mjekëve të Bayernit për t’u grumbulluar për takimin e fundjavës me Mainz. Kundërshtar ndaj të cilit i ka humbur tri sfidat e fundit jashtë fushë në kampionatin gjerman.
Neuer do e ndjekë nga stoli takimin e së shtunës pasditë, me trajnerin Tuchel që nuk dëshiron të rrezikojë. Dhe po mendon t’i japë gradualisht minuta për të gjetur formën më të mirë.