Taravari më në fund dha një lajm të mirë rreth protestave.Arsyeja janë zgjedhjet por për popullin që pret kaq gjatë për një protestë nga një opozitë e fshehur nëpër zyra është e madhe sa oqeani shkuan TetovaSot.
Ky popull ka patur nevojë të protestojë kundër qeverisë Zaev për shumë arsye aferash , për pagat që nuk u bënë kurrë 500 euro.Ka patur arsye kur Katica devijoi bashkë me shpresën e një drejtësie .Ka patur nevojë që revolta të shprehet në rrugë kur peshku i madh i politikës i kërkuar nga drejtësia ia mbathi .Ka patur nevojë për një protestë gjithëpopullore për rastet e montuara ,për të burgosurit shqiptarë që po kalben burgjeve pa kushte më elementare dhe kushedi sa raste tjera.
Por opozita nuk e bëri kurrë këtë.Shpesh fshihej pas ndonjë organizate me pak njerëz në shesh dhe këtu mbaronte çdo gjë që mos merrte përgjegjësi ose nga frika se mbase nuk do t’i dilnin njerëzit .Opozita nuk qe kurrë ai karvani që udhëheq masën drejt shprehjes së revoltës kur ka shumë arsye por diçka e ndali ?!.Partitë tona ditën të bëjnë vetëm një gjë,të votojnë ligje nën diktatin e Zaevit .Kaq ditën të bëjnë. Tani më në fund pas një pritjeje të gjatë Taravari jep një lajm të madh për protesta.Më në fund një protestë por akoma është herët sepse shqiptarët janë mësuar me dezertorët.TetovaSot