Me një foto nga syfyri i parë me nënën, Labi uron muajin e Ramazanit

13:16 | 13 Prill 2021

Marketing

Labi uroi besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Këngëtari Labinot Tahiri ka zgjedhur që përmes një imazhi të veçantë, t’i urojë besimtarët myslimanë për muajin e shenjë të Ramazanit, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi një fotografi pranë nënës, teksa po shijonin syfyrin e parë mbrëmë, ndërsa uroi të gjithë të kenë agjërim të lehtë gjatë këtij muaji.

Mesazhi i Labit është që gjatë këtij muaji të dhuroni sa të munden për ata që kërkojnë ndihmë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

🟥Urime muaji i bekuar i Ramazanit!

Nanë , ty dhe të gjithê besimtarëve musliman iu urojmë axhêrim të lehtë!

Zoti iu faltë atyre qê nuk e kanê , atë që dêshirojnë ta kenë nga buka e deri tek pasuaria që Zoti dhe puna e dhuron.

Dhuroni sa të mundeni nga vetja juaj pêr ata qê edhe sot kêrkojnë ndihmë.

Fundja , asgje nëse nuk na realizohet në këtë jetê, respektin, humanizmin dhe dashurinê mes vete e kemi pasur gjithmonë si shqiptarê.

Andaj lutuni qê ta mbajmë mes vete!

Syfyr me nanën haxhike❤️

Zoti ju bekoftë!

Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë”. /Lajmi.net/