Me një Marsh Memorial, nesër do të kujtohen 16 viktimat e tragjedisë së Llaskarcës

Komuna e Gostivarit edhe sivjet mbështet në tërësi iniciativën e një grupi të qytetarëve/bjeshkatarëve për organizimin e Marshit Memorial në nder të 16 viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin rrugor te fshati Llaskarcë.

Marketing

Në takimin sotëm, kryetari i komunës dhe organizatorët, duke marrë parasysh parashikimet e sinoptikëve se nesër do të mbajë mot me temperatura shumë të ulëta i përcjellë edhe me reshje borë, ranë dakord që i njëjti të fillojë në pikën pagesore në Gostivar, duke ruajtur simbolikën dhe duke përfshirë numër sa më të madh të pjesëmarrësve.

Marshi do të përfundojë në ora 17:45 në sheshin e qytetit, ku do të mbahet edhe një ceremoni simbolike në kujtim të viktimave dhe solidarizim me familjarët e të ndjerëve.

Komuna e Gostivarit, fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje, duke iu përmbajtur rreptësisht masave për mbrojtje nga COVID-19.

Marketing