Juventus ka mposhtur Genoan me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Serie A.
Golin e parë në ndeshej e shënoi Bonucci në minutën e 36-të të ndeshjes.
Golin e barazimit e realizoi Kouame në minutën e 41-të.
Fitoren Juves ia siguroi Ronaldo me një penallti në minutën e pestë shtesë, Portugezi e fitoi vet atë.
Me këtë fitore, Juve rimerr vendin e parë me 26 pikë, një më shumë se Interi në vendin e dytë.